Rrahje mes nxënësve në Mitrovicë – një i lënduar

Sot në mëngjes ka ndodhur një rrahje mes disa të rinjve në oborrin e Shkollës Fillore së Mesme të Ulët “Musa Hoti” që ndodhet në Mitrovicë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zahiti, i cili ka shtuar se një person është lënduar si pasojë e përleshjes.

Ai gjithashtu ka theksuar se katër persona janë duke i intervistuar lidhur me këtë rast.

“Qenka raportuar për një përleshje ndërmjet disa të rinjve. Katër persona janë duke u intervistuar; ndërsa një person është i lënduar”.