Zgjedhjet presidenciale sot në Kroaci, anketat favorizojnë Kolinda Grabar Kitaroviqin

Në Kroaci sot mbahen zgjedhjet presidenciale, ku mbi 3.8 milionë votues do të vendosin se cili nga 11 kandidatët për president do ta udhëheqin vendin gjatë pesë viteve të ardhshme.

Të gjitha anketat kanë bërë të ditur për një garë të ngushtë midis presidents aktuale Kolinda Grabar Kitaroviq që mbështetet nga HDZ, Zoran Milanoviç nga SDP dhe kandidati i pavarur Miroslav Shkoro. Sipas një ankete të fundit të radiotelevizionit kroat HRT, në raundin e dytë do të shkojnë Kitaroviq me 28, 3 % dhe ish-kryeministri socialdemokrat Milanoviç me 26,6%.

“Kur fitova zgjedhjet, 5 vite më parë, zyra e Presidentit ishte një kaos total. Sot, Kroacia është më mirë, por unë nuk jam e kënaqur akoma. Besoj se mund të bëjmë më shumë”.

Kjo ishte thirrja e Presidentes aktuale Kitarovic që kërkon edhe njëherë postin që mban. Ajo ka shërbyer më parë si ministre e Jashtme e vendit, ambasadore në SHBA dhe ndihmës-sekretare e përgjithshme për diplomacinë në NATO. Kitarovic fitoi zgjedhjet Presidenciale në janar të vitit 2015 kur mundi kandidatin e majtë Ivo Josipovic.

“Pas fitores time, synim do të jetë të fitoj besimin e atyre që nuk më votuan. Shpresoj që populli të votojë për një Kroaci normale”.

Kjo ishte deklarata e socialdemokratit Zoran Milanovic në tubimin e fundit elektoral që gjithashtu e njeh jetën politike në vend pasi ka shërbyer si kryeministër i vendit në vitet 2011-2015. Qeveria e tij ra si pasojë e krizës ekonomike që përfshiu vendin.

Në garë, ndërkohë, është edhe MIroslav Skoro, një deputet i parlamentit që prej vitit 2008. Ndryshe nga dy rivalët e tij kryesor, ai kërkon ndryshimin e kushtetutës dhe përforcimin e rolit të presidentit. I bindur në fitoren e tij me mbi 50 për qind të votave, ai iu drejtua elektoratit me fjalët: “Nuk më duhet një raund i dytë se unë do të fitoj shumicën që në raundin e parë, ndaj mos të harxhojmë kot para të e popullit”. Dy fituesit me përqindjen më të madhe të votave do i drejtohen balotazhit të datës 5 janar.