Zhduken dy vajza shqiptare në Angli

Dy adoleshente shqiptare janë zhdukur pa lënë gjurmë në Angli. Prej disa ditësh policia britanike është vënë në kërkim të tyre ndërsa në alarm janë edhe familjarët dhe të afërmit e tyre. Bëhet fjalë për 14-vjeçaren Griselda Dautin, njohur me emrin Risa dhe Gabriella Shenbitrasi, e njohur si Bella, 17 vjeç.

Policia në Cardiff ka publikuar në Twitter fotografitë e të dy vajzave shqiptare, duke treguar detaje për të dhënat e tyre. policia britanike bën apel për ndihmë duke kërkuar ndihmë për këdo që i ka parë apo ka informacion për to. Mendohet se vajzat ndodhen në shoqërinë e njëra tjetrës prej datës 14 janar.