Zhduket në fluturim helikopteri i NATO-s/ Humbi nga radarët në det të hapur

Një helikopter ushtarak i NATO-s papritmas u zhduk nga radarët.

Helikopteri ushtarak në pronësi të NATO-s papritmas u zhduk nga radari në brigjet e Kefalonia në Greqi. U lëshua menjëherë një alarm për të gjetur helikopterin dhe filluan hetimet.

Ndërsa hetimet vazhdojnë dhe po përqendrohen në zonën e detit në perëndim të Kefalonia, thuhet se mund të ketë 3 ose 6 persona në helikopter.

Sipas informacioneve paraprake, u sugjerua që helikopteri ndoshta i përkiste Kanadasë dhe u zhduk në një zonë të hapësirës ajrore italiane FIR, afërsisht 52 milje larg nga Kefalonia pasi humbi kontrrollin nga një shtrëngatë.

SYRI.net