Zhduket në vajzë në Prishtinë

Një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj është zhdukur.

Ajo ka treguar se vajza ka probleme psikike.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

PERSON I ZHDUKUR

Prishtinë, 19.05.2022 – 14:00. Ankuesja femër kosovare me datën 22.05.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Sipas ankueses vajza e saj ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike. Njësitë relevante janë duke e hetuar rastin.