Zhduket një 15-vjeçare në Prizren, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Emona Gjibegji, 15-vjeçarja nga fshati Lugizhdë i Prizrenit, është zhdukur mesditën e sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

Zhdukjen e saj në polici e ka raportuar babai i saj, i cili ka thënë se 15-vjeçarja ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Gazetën Sinjali, se rasti për zhdukjen e 15-vjeçares është raportuar në polici rreth orës 16:10.

Një familjar i saj tha për Gazetën Sinjali se herën e fundit kur ajo ka dalë nga shtëpia ka pasur të veshur një xhup ngjyrë hiri, xhinse dhe kapele, si dhe flokët i ka pasur të lidhura.

Të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e Emonës, mund të kontaktojnë me familjen e saj në numrin: 045837555.