Zhduket një vajzë në Gjilan, policia është duke hetuar rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë marrë një informacion se një vajzë është larguar nga shtëpia, dhe familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur të dielen më 29 dhjetor dhe është raportuar në polici nga vajza e motrës së të zhdukurës.

E frikshme, gati çdo ditë zhduket një person në Kosovë

Në raportin e Policisë thuhet se rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se vajza e motrës se saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndërsa sipas raportimit të FaktePlus të bërë ditë më parë, pothuajse çdo ditë një person zhduket në Kosovë.