Zhduket një vajzë në Gjilan

Një vajzë është zhdukur në Gjilan dhe ka një javë që nuk dihet vendndodhja e saj.

Rastin e ka raportuar në Polici, motra e saj, e cila ka thënë se vajza ka dalë nga shtëpia që nga 14 qershori.

“Me datën 22.06.2019 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se prej datës 14.06.2019 motra e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Sipas ankueses, nuk është hera e parë që viktima ka dalë nga shtëpia. Njësit policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës”.