Zhegrova e demanton Sinjalin : Shkrimi është komplet shpifje, nuk i njoh personat e përfshirë në konflikt

Një lajm i publikuar në gazetën Sinjali, ku lakohet emri i nënkryetarit Shpëtim Zhegrova ka bërë që ky i fundit të reagoj përmes një postimi nga llogaria e tij në facebook.

Mediumi Sinjali kishte raportuar se “Personi që u plagos në Vushtrri është roja i kryetarit Idrizi dhe nënkryetarit Shpëtim Zhegrova“, gjë të cilën e ka mohuar Zhegrova, për më tepër ai ka paralajmërua edhe masa ligjore.

“I gjithë shkrimi ku përmendemi unë dhe kryetari është dezinformatë e plotë. As nuk e njoh viktimën e as të dyshuarit. Pra, personi i lënduar në këtë konflikt nuk është roje e imja e as e kryetarit, e as nuk punon në komunë.” ka shkruar Zhegrova.

Poashtu Zhegrova ka sqaruar se ai dhe familja e tij nuk janë në konflikt me askënd.

Ai ka kërkuar nga publikuesi i lajmit që ta demantoj lajmin dhe kërkoj falje, përndryshe siç ka thënë ai do të nisë masa ligjore ndaj mediumit në fjalë.

Postimi i plotë :

SQARIM:

Sapo më njoftuan se është publikuar një lajm nga portali Sinjali për një konflikt në Vushtrri, ku një person ka mbetur i plagosur.

I gjithë shkrimi ku përmendemi unë dhe kryetari është dezinformatë e plotë. As nuk e njoh viktimën e as të dyshuarit. Pra, personi i lënduar në këtë konflikt nuk është roje e imja e as e kryetarit, e as nuk punon në komunë.
Po ashtu unë dhe familja ime nuk jemi në konflikt me askënd.

Kërkoj nga portali Sinjali që ta demantoj lajmin dhe të më kërkoj falje publike, në të kundërtën do t’i drejtohem me ankesë Këshillit të Mediave të Shkruara dhe poashtu do të bëjë padi në gjykatë për shpifje dhe dëmtim imazhi.

Sinqerisht,
Shpetim Zhegrova