Kim Mehmeti: “Brezi i Republikës” në LDK s’mund të marrë frymë prej “Hazirajve”

Kim Mehmeti është shprehur mjaft kritik ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Rubikon të KTV-së ai ka pyetur se “çfarë bëri në elitat politike, a solli ndonjë rini kjo parti”.

Kur i është përmendur ‘Brezi i Republikës’, Mehmeti ka thënë se “Brezi i Republikës në LDK s’mund të marrin frymë prej Hazirajve”.

“S’mund të marrin frymë. Unë nuk kam nevojë të jem i njëanshëm, unë aty shoh të rinj të mrekullueshëm. Nuk jam fare i njëanshëm, dua të jem parimor. Nuk kam çfarë të them për Vetëvendosjen. Mos ka qeverisë? Mund të dalë ajo më e keqe se kjo”, ka thënë ai.

Megjithatë, Mehmeti ka thënë se mes PDK-së dhe LDK-së pa diskutim zgjedh këtë të dytën.

“Në mos tjetër, të lejojnë të flasësh, janë më tolerantë. Ata kanë një filozofi krejt tjetër, o me ne o vdis”, ka thënë Mehmeti.

Lexo edhe shembullin ilustrues:

Haziri: Çka bisedohet mes LDK-së dhe VV-së, dëshmitari i vetëm është Zoti