Zhgënjen Kosova, mposhtet nga Suedia në “Fadil Vokrri”

Kosova pësoi humbje 0-3 nga Suedia në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosova e ka nisur keq fushatën e eliminatoreve për Kampionatin botëror 2022.

Edhe pse e filloi mirë ndeshjen, Kosova u ndëshkua në minutën e 12-të kur Ludwig Augustinsson realizoi pas asistimit akrobatik nga Zlatan Ibrahimovic.

Mysafirët shënuan edhe një herë tjetër para përfundimit të pjesës së parë.

Alexander Isak shfrytëzoi një tjetër reagim të dobët në mbrojtjen e Kosovës ër të dyfishuar avantazhin në minutën e 35-të.

Pas intervalit, Suedia përmirësoi edhe më tepër lojën e saj dhe kjo iu shpagua në minutën e 70-të kur Sebastian Larsson realizoi nga penalltia. Ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kosova e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pasi rezervisti Bernard Berisha u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) ,  edhe pse u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 83-të.

Kosova në ndeshjen e ardhshme është mysafire e Spanjës, të mërkurën.