Zafir Berisha arrin sot në Hagë për t’u intervistuar nga Specialja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, sot ka arritur në Hagë për intervistim nga Gjykata Speciale, për të cilën më parë ka njoftuar se nuk do të mund të arrijë pasi që ishte në mungesë të vizës.

Ai sot ka bërë të ditur që ka arritur në Hagë për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara, mirëpo nuk e ka bërë të ditur se në çfarë cilësie është ftuar.

“Po sot kam ardhur në Hagë, ftesa më është bërë si ushtar i UÇK-së pse kam qenë në luftë kundër regjimit të Serbisë”, ka thënë Berisha për Express.

Berisha kishte njoftuar më 11 dhjetor të vitit të kaluar se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale, duke thënë se kjo ftesë duhet të jetë e fundit e cila mundohet ta njollosë luftën e UÇK’së. /gazetametro.net