Zhvillimet e fundit: Thaçi thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas gjysmë ore do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 11:30, në hyrje të presidencës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ende nuk dihet nëse Thaçi do ta bëj të ditur nëse atij i është konfirmuar aktakuza nga Specialja apo jo.

Lajmi.net do iu mbajë të informuar për çdo zhvillim.