Zjarr në Gostivar, përfundojnë në spital tre persona

Në Gostivar, ka shpërthyer një zjarr në një nga bodrumet në ndërtesës ku jetojnë mbi 10 familje, në rrugën “Major Chede”.

Tre persona u paraqitën në Qendrën Mjekësore të Gostivarit për ekzaminim mjekësor me djegje lëkure. Gjithashtu është trajtuar një foshnje gjashtëmuajshe e cila gjithashtu kishte shenja djegje në lëkurë.

“Nga ekzaminimi i kryer tek personi Z. M. u konstatuan djegiet e shkallës së dytë që u gjetën në zonën e krahut dhe qafës së majtë. Te A. S. djegiet vërehen nga shkalla e parë dhe e dytë në të gjithë trupin, ndërsa te V. C., konstatohen djegiet e shkallës së parë në fytyrë të personit. Nuk ka pasur djegie te fosnja, vetëm është bërë inhalimi nga tymi”, njoftoi policia. Ndërkohë, zjarri është lokalizuar./shenja tv/