Merr flakë një spital në Prishtinë

Një spital në Çagllavicë të Prishtinës është kapluar nga flakët këtë mbrëmje. Por nuk është djegur i tërë objekti, por vetëm një pjesë ndihmëse e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Po, policia është njoftuar për një zjarr në një pjesë ndihmëse të një objekti shëndetësor. Policia ka shkuar në vend ngjarje, aty është ftuar edhe njësia e zjarrfikësve”.

Si pasojë e tymit një personit i është penguar frymëmarrja.