Kidnapohet 17-vjeçarja në Fushë-Kosovë

Një vajzë 17-vjeçare dyshohet se është kidnapuar gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë, më saktësisht afër stacionit të hekurudhës.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës kanë konfirmuar rastin, duke bërë me dije se është duke u hetuar ky rast.

Prindi i 17-veçares po dyshon se vajzën e tij me iniciale Z.Sh, e kanë kidnapuar dy ish-vjehrrit e vajzës. Pretendimet e prindit janë se ish-vjehrri B.R dhe ish-vjehrra E.R së bashku me një person tjetër kanë kidnapuar vajzën e tij.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa nuk dihet ende për informacionet e tjera.

Gazeta Sinjali ka provuar të marr edhe informacione nga Policia e Kosovës, por që deri më tani nuk kanë dhënë detaje.