Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer në një objekt banesor në lagjen Pejton në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti”.

Lajmi ëshrë konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se nuk u raportua për ndonjë person të lënduar.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri.