Zjarrfikësit e KEK’ut shuajnë zjarrin në fshatin Plemetin

Sot rreth orës 14:00, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është njoftuar nga komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Obiliq për shpërthimin e zjarrit në një lokacion në fshatin Plemetin.

Në këtë drejtim, menjëherë pas marrjes së informacionit KEK’u ka dërguar njësitë e specializuara të zjarrfikësve dhe shpëtimit në vendin e ngjarjes. Ndërhyrja ka qenë nga ora 14:20 deri në ora 16:30, me ç’rast është lokalizuar zjarri në vend ngjarje dhe është parandaluar përhapja e zjarrit në fshat.

Për t’u shuar ky zjarr, ekipet e specializuara të zjarrëfikësve dhe shpëtimit nga BIPMKZ-KEK kanë përdorur disa kamionë me ujë si dhe automjetin komandues.

Menaxhmenti i KEK’ut ka përgëzuar ekipet e specializuara të zjarrfikësve dhe shpëtimit për këtë intervenim shumë të shpejtë dhe të suksesshëm. KEK mbetet e përkushtuar t‘i dal në ndihmë dhe të përkrah komunitetin edhe në të ardhmen.