Zjarri kaplon edhe fshatin Softaj në Ferizaj

Zjarri fushor, ka kapluar një pjesë të fshatit Softaj, të komunës së Ferizajt.

Menjëherë zjarrëfiksat kanë arritur në vendngjarje, mirëpo siç shihet në foto, është e pamjaftueshme vetëm një mjet i zjarrëfiksave.

Luani Salihu, nga Brigada e Zjarrëfiskave në Ferizaj, ka thënë se zjarri sipas tij nuk është bërë nga temperaturat, por nga dora e njeriut.

Megjitjatë, zjarreviksat janë në vendngjarje dhe po mundohen ta parandalojnë këtë fatkeqësi.