Zjarri përfshin një shtëpi në Malishevë, dy persona dërgohen në QKUK

Një burrë dhe një grua kanë pësuar lëndime trupore pasi zjarri ka përfshirë shtëpinë e tyre në Banjë të Malishevës.

Siç bën me dije policia përmes raportit, të lënduarit janë dërguar në QKUK.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një shtëpi e banuar. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikëseve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale lëndime  trupore kanë pësuar dy viktima, një mashkull dhe një femër kosovar-e të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”.