Simeone pranë largimit nga Atletico Madridi, Arsenali pritet të jetë klubi i radhës

Atletico Madridi nuk ka pasur rezultate edhe aq të mira në këtë sezon, andaj një largim i mundshëm i trajnerit Diego Simeone është shumë pranë.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Simeone mund të ndahet me Atletico Madridin pas një fillimi zhgënjyes të sezonit 2019-2020.

Me përformancën e “Los Colchoneros” nuk janë të kënaqur as drejtuesit e as tifozët kështu që si duket pas shumë vitesh bashkëpunimi në mes trajnerit dhe klubit nga Madridi po i vjen fundit.

Mirëpo kjo gjë nuk është shumë shqetësuese për Diego Simeonen sepse pa punë nuk do të mbetet, janë disa skuadra që janë të interesuara për të.

Arsenali është në kërkim të një trajneri vakant dhe Simeone si duket gjendet në ‘pole-position’ për ta marr drejtimin e klubit nga Emirates.