Zjarri shkrumbon magazinën me bimë medicinale (video)

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mesditë një magazinë me bimë medicinale, në zonën e Shkozës, në kryeqytet. Raportohet se flakët e mëdha kanë shkrumbuar totalisht magazinën.

“BalkanWeb” me video tregon magazinën e shkrumbuar nga zjarri, në të cilën siç duket nga pamjet, nuk ka mbetur asgjë.

Nuk dieht ende shkaku i zjarrit, por në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.