Zjarrvënie e qëllimshme në Kavajë, flakët u afrohen banesave të fshatit (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në Karpen të Kavajës. Si pasojë e zjarrit janë djegur arat e papunuara duke rrezikuar që flakët të afroheshin në fshat.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për të pastruar tokën përpara sezonit kur ajo plugohet.

Era e fortë ndihmonte në përhapjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz dhe në banesa.

Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe autorët.

/Shqiptarja.com