Zogaj për Gërvallen: Mundet me qenë në garë me Hajrie Spikericen, por asnjëherë në një linjë me Xheve Lladrovcin

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar ministren e Jashtme Donika Gërvalla lidhur me refuzimin e saj që të përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e krahasuar me Hajrije Jahën e njohur edhe si “Hajrije Spikerica”.

Zogaj thotë se ka vetëm një dallim mes Hajrije Spikerices, ish-moderatores së lajmeve në RTP, me Gërvallën, e ai është se e para ishte e detyruar nga regjimi serb që ta quajë UÇK-në “grup terrorist”.

Ai shton se Gërvalla nuk do të jetë kurrë në linjë me gratë që kanë kontribut historik për shtetin e Kosovës, sikur Xhevë Lladrovci.

Shkrimi i plotë i tij:

Dallimi i kesaj gruaje me Hajrie Spikericen eshte qe kjo e fundit ka qene e detyruar qe UCK-ne me e quajt ”grupi terrorist,” dhe dallimi i dyte eshte qe Hajria nuk ka thene asnjehere publiksiht qe do te “dergoja deshmi kunder tyre.” Gervalla mundet me qene ne gare me Hajrien, por kurre nuk do te jete ne nje linje me Xheve Lladrovcin dhe xhevat e tjera qe kane dhene gjak per Kosoven, qe kjo ministre e urren aq shume.