Zogaj: VV e padinjitetshme, nuk do bashkëpunim me LDK’në, s’e do Qeverinë e as zgjedhjet

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka thënë se zyrtarët e Vetëvendosjes po paraqiten të padinjitetshëm, pasi nuk duan as bashkëpunim me LDK-në, as Qeveri e as zgjedhje.

Këto komente i bëri pas një intervistë të sontme të Besnik Bislimi të VV’së.

Reagimi i plotë:

E pashe nje pjese te intervistes se Besnik Bislimit (LV-se) ne T7, derisa fliste per publikimin e nje sondazhi qe kishte bere ai vet jave me pare, nderkohe qe negociatat per bashkeqeverisje me LDK po vazhdonin. Me thene te drejten me befasoi niveli krejtesisht i papergjegjshem qe ky profesor ekonomie tregonte. Medemek, gjakftofesia e tij se kinse publikomi i atij sondazhi nuk kishte te bente aspak me presion ndaj LDK, pra partnerit te mundeshem te tyre, ishte e lige. Perdite e me shume po duket qe LV, jo qe s’deshiron bashkeqeverisje, por don qe mundesisht te mbetet pune keshtu sic eshte: as qeveri, e as zgjedhje. Sa te padinjitetshem.