Zvicër: Dyshohet se burri kosovar vret gruan e tij

Një shqiptar nga Kosova, që jeton në Zvicër, dyshohet se e ka vrarë gruan e tij në St. Gallen.

Siç raporton media zvicerane Blick, i njëjti dyshohet se e ka thirrur Qendrën e Thirrjeve të Urgjencës në St. Gallen, rreth orës 03:20, teksa ka njoftuar se e ka lënduar rëndë gruan e tij, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në lidhje me këtë, Blick thotë se në momentin kur dyshohet se 35-vjeçari kosovar e ka vrarë gruan e tij 32-vjeçare, në banesë kanë qenë edhe fëmijët, por që kanë shpëtuar pa lëndime.