Zyrtare: Besnik Tahiri kandidat për kryetar të Podujevës

Besnik Tahiri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen së shpejti.

Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i AAK-së në RTV Dukagjini, Ramush Haradinaj.

“Kam dashur që ky informacion të konfirmohet më vonë, por është e vërtetë, AAK-ja do të garojë me Besnik Tahirin në Podujevë”, ka thënë Haradinaj.

Tashmë është konfirmuar edhe kandidatura e Daut Haradinajt për kryetar të Prishtinës.