Zyrtare: Kastriot Imeri zgjedhë Zvicrën, ftohet te Kombëtarja A

Mesfushori i Servette FC, Kastriot Imeri zyrtarisht ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Zvicrës.

Imeri kishte të drejtë të ndryshonte mendjen si Toni Domgjoni dhe t’i bashkohej Kosovës, nga Zvicra U21, por nuk ndodhi.
Imeri zyrtarisht është ftuar nga Kombëtarja A e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit.
Federata e Zvicrës përmes një komunikate zyrtare bëri me dije që Imeri është ftuar te ekipi i parë nga përzgjedhësi Murat Yakin.