Zyrtare: Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prezantohet në ekipin e ri

Marrëveshja ishte mbyllur prej ditësh, ndërsa tashmë ka ardhur dhe prezantimi i Kastriot Dermakut te Parma. Shtatlarti është futbollisti më i ri i skuadrës së Seria A.

Dermaku do të jetë i lidhur deri në vitin 2023 me skuadrën italiane. Shtatlarti la ekipin e Cozencës pas një sezoni mjaft të mirë në Seria B.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë ka bërë 32 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol me skuadrën e tij në Seria B. Ai u thirr dhe nga trajneri Edy Reja duke luajtur si titullar në sfidën ndaj Islandës.