Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja në mes të VV’së dhe LDK’së

Pas mospajtime rreth ndarjes së pushtetit që zgjatën më shumë se katër muaj për arritjen, më në fund VV dhe LDK kanë arritur që të nënshkruajnë edhe zyrtarisht koalicionin në mes tyre.

Pas plotë 122 ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve, dy partitë fituese, VV dhe LDK kanë arritur që të dakordohen rreth qeverisjes së përbashkët.

Në konferencë për media Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë deklaruar se është arritur marrëveshja në mes të dy partive, LDk dhe VV.

Kjo Qeveri do të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministri ka thënë Kurti.

Vetëvendosje është ajo që është dorëzuar karshi kërkesave të LDK’së rreth postit të kryeparlamentarit. Kjo parti ka pranuar që Glauk Konjufca të dorëhieqet nga posti i kryeparlamentarit edhe pse një gje të tillë e kishin mohur vazhdimisht duke e quajtur edhe tallje ketë veprim.

Në praktikë, marrëveshja hyn në fuqi të hënën kur edhe do të mbahet seanca për votimin e përbërjes së re të Qeverisë.

Bashkë me komunitetet pakicë, VV dhe LDK aktualisht e kanë shumicën parlamentare të nevojshme për votimin dhe krijimin e Qeverisë së re.

Ndërkohë kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se posti i Presidentit nuk do të jetë pjesë e kësaj marrëveshje, por kur të vie koha fo të ulem me Kurtin për një kandidat të përbashkët.

U tha se gjatë ditës, kjo marrëveshje do të shkoj për miratim në organet drejtuese të dy partive/Fokusi.info/