Zyrtare: Shkodran Mustafi nënshkruan me skuadrën e njohur evropiane

Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka kompletuar transferimin te Schalke 04 nga Arsenali.

Meqenëse nuk pati minutazhën e duhur te “Topçinjtë”, Mustafi shkëputi kontratën dhe kaloi te klubi gjerman.

Arsenali konfirmoi largimin e Mustafit derisa e falënderoi për gjithë mbështetjen.

Mustafi iu bashkua Arsenalit nga Valencia, derisa fitoi dy herë FA Cup dhe bëri më shumë se 150 paraqitje.