Manchester City triumfoi ndaj Bournemouth (Video)

Manchester City ka fituar sfidën në udhëtim ndaj skuadrës Bournemouth në ‘Vitality Stadium’ me rezultat 1 – 3.

Fillimisht ishte City që e gjeti golin përmes Sergio Aguero, i cili shënoi për 0 – 1, pas një tollovie në mbrojtën e vendasve në minutën e 15-të.

Pastaj, Raheem Sterling shënoi në minutën e 43-të për 0 – 2, pas një harkimi të bukur në zonë.

Por, Bournemouth e ngushtoi epërsinë në fund të pjesës së parë, ku Callum Wilson shënoi nga gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 45-të për rezultatin 1 – 2.

Por, në pjesën e dytë City mori në kontroll ndeshjen, duke shënuar edhe një herë me anë të Sergio Agueros, për rezultatin përfundimtar 1 – 3 në minutën e 64-të.

https://www.youtube.com/watch?v=hdSNZ_MitF0