Zyrtarët e arrestuar në Ministrinë e Bujqësisë dyshohet se kanë kryer këto vepra penale

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Jo zyrtarisht mësohet se katër këta zyrtarë të AZHB-së, janë nxjerrë nga Agjencia nën pranga për t’u dërguar për intervistim.

Në mesin e tyre edhe kreu i këtij agjencioni Agim Nuha, i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020.

Katër të arrestuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me marrjen e ryshfetit.

Përveç në ABZH, Policia e Kosovës po kryen operacione edhe në rajone të tjera të Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.