Zyrtarët e VV’së dhe PDK’së i harrojnë partitë, relaksohen pak në bregdet

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, janë filmuar në bregdet duke qëndruar në një tavolinë së bashku.

Ata janë përplasur disa herë ashpër, si në Kuvend ashtu edhe në debatet televizive. Janë pjesë e dy partive me qëndrime krejtësisht të kundërta dhe shpesh edhe armiqësore në aspektin politik.

Mirëpo, duket se gjërat jashtë kamerave dhe sallës së Kuvend qëndrojnë më ndryshe.

Bashkë me ta është edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ish-deputet i PDK-së.

Më poshtë gjeni videon e plotë: