Zyrtari i PDK-së “zbulon” vendin ku ndodhet Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli nga Zvicra nuk u kthye në Kosovë, kjo pasi institucionet vendore thanë që ai duhet të vendoset në karantinë për 14 ditë, në konvikte.

Megjithatë, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po pretendon që në një udhëtim që Thaçi e pati mbrëmë në Shqipëri, e futi në të zezën brenda Pacollin.

E deri tash, askush nuk po e di vendndodhjen e saktë të Pacollit.

Por, sekretari i PDK-së për Prishtinë, Bujar Cakolli, në një status thumbues për Sveçlën, ka thënë që Pacolli gjendet në Hajvali.

Kjo duke shtuar se duhet të nisen për atje edhe forcat speciale të Policisë së Kosovës.

” U qojke Behxhet Pacolli burri i botës, thojke unë e votoj qeverinë Kurti, e tash po kjo qeveri nuk po e len mu kthy në atdhe, e qe besa edhe don me arrestu.

Me kanë në vend të Sveçlës pa e shpall person Non Grata Pacollin se kisha lanë deri te kryhet pandemia, ose me qu ROSU me arrestu në Hajvali ???”, ka thënë Cakolli.