Zyrtari i VV- së: Nuk do të ketë krizë buxhetore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se nuk do të ketë krizë buxhetore në vend gjatë këtij viti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar dhe e vetmja që ka mbetur është formimi i komisioneve parlamentare në mënyrë që Kuvendi të ketë funksionim të plotë.

“Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore. Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit”, ka thënë Murati.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Financave kishte paralajmëruar kolaps buxhetor nëse nuk formohet qeveria.