​Sot nis numërimi i votave të diasporës

0
93
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se dot në ora 11:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.

Janë mbi nëntë mijë pako me fletëvotime nga diaspora të aprovuar, ndërkaq janë refuzuar mbi një mijë të tjera.

Kujtojmë se tashmë ka mbaruar procesi i numërimit të votave në Kosovë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ndërsa kanë mbetur të numërohen edhe votat nga jashtë Kosovës.