​11 të vdekur dhe 33 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 3.777 testime të bëra, 33 raste të reja kanë rezultuar me Covid-19.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se janë shëruar 92 pacientë. Ndërsa, kanë vdekur 11 persona.

Ndërkohë procesi i vaksinimit vazhdon të rrjedhë. Deri më tash janë vaksinuar mbi 233.000 qytetarë nga rreth 430.000 të paraqitur.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce në facebook njoftoi se nga nesër do jetë në funksion faqja elektronike vakcinacija.mk/revaccination e cila do shërbejë për regjistrimin e qytetarëve të cilët janë vaksinuar jashtë vendit, ndërsa dozën e dytë duan ta marrin në Maqedoni.