Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira si dhe me erëra jugperëndimore. Shumë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Shumë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët afatshkurtër shiu.

Të premtën më ngrohtë në tërë rajonin. Erërat jugperëndimore riaktivizohen përsëri gjatë ditës. Priten intervale të gjata kohore me diell. Shpejtësia maksimale e erërave nesër dhe pasnesër pritet të arrijë deri afër 50km/h dhe atë vetëm në disa rajone dhe jo në tërë territorin. Gjatë natës erërat qetësohen.

Të shtunën përkeqësim i përkohshëm i motit i cili mund të ndjehet në Kosovë, por pa reshje atmosferike. Ky përkeqësim i motit vjen si pasojë e ardhjes së një fronti të ftohtë ajror nga veriu. Edhe ky front nuk pritet të sjellë reshje shiu, përpos disa riga të dobëta afashtkurtra në disa rajone. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fryjnë nga veriu të cilat do të kushtëzojnë ulje të temperaturave.

Të dielën stabilizim i plotë i motit dhe menjëherë ngritje e temperaturave. Na pret një ditë mjaft e këndshme, e ngrohtë dhe kryesisht e qetë pranverore.

Sipas ecurive aktuale sinoptike përkeqësim i motit me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë pritet të kemi të mërkurën./Meteoballkan