​Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se kabineti qeveritar do të mblidhet në ora 13:00.

Por që nuk kanë treguar për pika e rendit dhe arsyen e mbledhjes.

Ndërkohë që sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. Takimi i Kurtit dhe ministrit italian do të jetë në ora 16:20.