132 të vdekur nga Coronavirus, rreth 6000 veta të prekur

Numri i vdekjeve në Kinë nga virusi i ri vdekjeprurës ka arritur në 132, ndërsa numri i të prekurve nga ky virus është afër 5974.

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara filluan evakuimin e qindra qytetarëve nga Wuhan, qyteti ku shpërtheu sëmundja, njofton Klan Kosova.

Të gjithë vdekjet e reja ishin në provincën e Hubei përveç një, e cila ishte në një provincë në veri. Ëuhan është kryeqyteti i Hubei.

Më shumë se 56 milionë njerëz në pothuajse 20 qytete kineze, përfshirë Wuhan, janë ndaluar të udhëtojnë në përpjekjen për të frenuar përhapjen e virusit gjatë Vitit të Ri Lunar ose festivalit të pranverës, tradicionalisht sezoni më i ngarkuar i udhëtimit në Kinë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, u takua të martën me Presidentin e Kinës Xi Jinping.

Organizata e ka cilësuar si rrezik global nga coronavirusi.