14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë numri në total i personave të shëruar ka shkuar në 302 nga 562 në total, prej të cilëve 39 janë personel mjekësor.

Fatkeqësisht, në Shqipëri 26 persona kanë humbur betejën me virusin.