143 pacientë shërohen nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë shëruar 143 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Fokusi.info.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398”, thuhet në njoftim.