19-vjeçarja vritet me dy plumba në kokë nga i dashuri shqiptar në Greqi

19 vjeçarja Krisjana Brakaj u vra nga partneri i saj 25-vjeçar Qamil Taja në shtëpinë e tyre në Kaminia, Greqi.

I riu shqiptar pasi e qëlloi të renë me dy plumba në kokë, rrëfeu vetë krimin në polici. Ai pretendoi se ishte nën ndikimin e drogës dhe se ishte shumë xheloz për të.

Fqinjët e tij kanë rrëfyer për mediat greke se kishin dëgjuar zënka të shpeshta mes tyre dhe se vetëm një javë më parë, ishin përfshirë në një sherr të madh.