22 raste të reja dhe 62 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve, nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 633.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.818.098 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.

Deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.

Në total numri i rasteve aktive është 633.