23 vjet nga rënia e dëshmorit Gëzim Rama

Sot janë bërë 23 vjet nga rënia e dëshmorit Gëzim(Rasim) Rama, shkruan Fokusi.info.

Në këtë rast janë bërë homazhe nga përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta nga niveli qendror e lokal, ish – pjesëtarë të UÇK-së dhe qytetarë.

Dëshmori Gëzim(Rasim) Rama ishte ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra më 10 prill 1999 në vendin e quajtur “Dardha e Kuqe” në fshatin Strofc të Vushtrrisë, në lagjën “Hasani”.

Trupin e Gëzimit e tërheqin bashkëluftëtarët e tij dhe në mbrëmjen e 10 prillit e varrosin me nderime ushtarake në vendin e quajtur “Rrahu i Selmanit” mbi fshatin Strofc.

Dëshmori Gëzim Rama është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me titullin “Hero i Kosovës” në vitin 2019./Fokusi.info/