26 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, shkon numri në 1326

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total në 1326.

Gjithashtu, nga Ministria njoftojnë se 36 pacientë rezultojnë negativ në dy testet e njëpasnjëshme.

Në Klinikën e Shkupit raportohet se një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Rastet e fundit të të infektuarve sipas qyteteve janë: Shkup (11), Kumanovë (2), Tetovë (3), Strugë (6), Manastir, Gostivar, Vinicë dhe Negotinë nga një rast.