Molliqaj: Mustafa e quante Kurtin “gomar të zajednicës”, sot Kurti thotë që me LDK do ta ndryshojmë Kosovën (Video)

Deputeti i Partisë Social-demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, në një video që e ka publikuar në profilin e tij në “facebook” kishte deklaruar që bashkëpunimi në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës është joparimor, shkruan Fokusi.info.
 “Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte “argat i Serbisë”, kurse tash “çkapës i shtetit”. Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri “i respektuar” që “deshi ta ndryshojë Kosovën”, ka shkruar Molliqaj.
Sipas tij “Albin Kurti sot flet me shumë respekt për Isa Mustafën…Por, dikur i thoshte kapës i shtetit dhe shërbëtor i Thaçit… Por, sot ka fjalë tjera për to. Madje sot po thotë që Isa Mustafa ka dashur ta bëjë çkapjen e shtetit…Dikur VV thoshte që Isa Mustafa i shërben Serbisë edhe financiarisht. Albin Kurti dikur bënte personalisht aksione kundër Mustafës! Sot Kurti thotë se Mustafa ka besuar që do ta rregullojë Kosovën.
Mustafa e quante Kurtin “gomar të zajednicës”. Sot Kurti thotë që me LDK do ta ndryshojnë Kosovën…Por, dikur thoshte që me LDK nuk mund të ndryshohet Kosova. Dikur thoshte që Isa Mustafa nuk i sjell vlerë LDK-së. Ndërsa, sot thotë që kthimi i tij do ta aktivizojë LDK-në.
Sipas Molliqajt, cili është bashkëpunimi logjik-politik në mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës?
“Isa Mustafa e ka negociu zajednicën. Isa Mustafa e ka pru demarkacionin. Mustafa ka qenë kryeministër kur janë arrestuar më së shumti njerëz nga opozita e bashkuar.
Molliqaj thotë se përveç pushtetit, nuk sheh ndonjë bashkëpunim në mes tyre.
Për më shumë, ndiqeni videon: