28 vjeçari kosovar që mbeti i vdekur nga aksidenti i sotëm fatal

Në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident trafiku që përfundoi me fatalitet në rrugën Malishevë –Rahovec.

Deri te aksidenti erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit të ngasësit të veturës, i cili u përplas me një kamion.

Ngasësi i veturës, që dyshohet se edhe shkaktoi këtë aksident mbeti i vdekur, shkruan Indeksonline.

Viktima është 28 vjeçari, Egzon Bytyqi nga fshati Shkozë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Shkozë.