3 mijë e 396 raste aktive me koronavirus

Tre mijë e 396 është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.

Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës, ku aktualisht janë 786 raste, e pasuar nga Gjilani me 256 raste, Prizreni 241, Ferizaj 235 dhe komuna tjera me qindra e dhjetëra raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të martën për një rast të vdekjes dhe 158 raste të reja pozitive me COVID-19.